Misioni i Kalemi Travel:
T’i ofrojme miqve tane sa me shume eksperienca te vecanta nepermjet udhetimeve, aktiviteteve, aventurave, trajnimeve.
Ne besojme se njeriu nuk eshte gje tjeter vecse teresia e eksperiencave te tij. Eksperiencat, qofshin ato pozitive apo negative, influencojne ne formimin e karakterit te cdo njeriu. Fale eksperiencave te shumta dhe te panderprera qe ne perjetojme gjate jetes tone, asnje nga ne nuk eshte i njejti person me ate qe ka qene dje apo me personin qe do te jete neser.
Per kete arsye, misioni yne eshte t’i ofroje miqve tane sa me shume eksperienca pozitive nepermjet udhetimeve, aktiviteteve, aventurave. Ku tjeter mund te perjetosh nje eksperience te vecante pervecse gjate vizites se nje destinacioni te ri, njohjes se nje kulture te re apo perjetimit te nje aktiviteti te pa provuar me pare?
Ne jemi te angazhuar maksimalisht ne permbushjen e misionit tone:
1. Duke u mbeshtetur ne vlerat e kompanise si integritet, ndershmeri, besnikeri, besim, respekt, pergjegjshemeri, motivim, zhvillim.
2. Duke investuar ne frymen bashkepunimit ne kompani, trajnimin e vazhdueshem te anetareve te saj, motivimin, kujdesjen dhe frymezimin qe te gjithe ne te jemi ne poziten me te mire per t’i sherbyer klienteve tane.
3. Duke ofruar vazhdimisht per miqte tane destinacione te reja per te eksploruar dhe sugjerime per te perjetuar ekpseriencat me te vecanta ne keto destinacione.
4. Duke ofruar aktivitete dhe evente te ndryshme sportive, kulturore, ekonomike, trajnimi etj.
Vizioni yne eshte t’i mundesojme cdo shqiptari te pakten nje eksperience te re me sherbimet dhe produktet qe ne ofrojme.
Historia e Kalemi Travel
Aktiviteti i Kalemi Travel ka fillur ne Gjirokaster ne 1995 me hapjen e Kalemi Hotel. Ne 11 Janar te vitit 2011, Kalemi Travel hap seline si agjensi turistike ne Tirane. Duke pare qe tregu i udhetimeve ishte fokusuar vetem ne nje shtrese te caktuar njerezesish, Kalemi Travel hyri ne treg me udhetimet “low cost” duke ofruar udhetime te lira qe mund te perballoheshin nga te gjitha shtresat. Menjehere, u be agjensia me e njohur ne tregun shqiptar. Udhetimet low cost, u huazuan shume shpejt nga te gjitha agjensite e tjera ne Shqiperi.
Ne vitin 2013, pasi nga nje studim i bere u konstatua se shqiptaret kishin marre informacionin e nevojshme per te udhetuar edhe pa shoqerues, Kalemi Travel prezantoi per tregun shqiptar nje produkt te ri, te panjohur me pare nga agjensite turistike. Produkti u quajt “udhetime individuale” qe konstaton ne nje pakete qe perfshin vetem bilete avioni + hotel. Kjo pakete, shume shpejt u huazua edhe nga agjensite e tjera ne Shqiperi dhe u quajt me emra te perngjashem si pakete individuale, pakete avion + hotel etj.
Kalemi Travel, vazhdoi permiresimin e ketij produkte duke shtuar ne te transfertat aeroport-hotel-aeroport, guida vendase, bileta per muzeumet dhe atraksionet e tjera etj. Agjentet tane profesioniste ofrojne per klientet e tyre nje program te plote.
Po ne te njejtin vit, Kalemi Travel prezanton “Udhetime ne Destinacione te Vecanta”, qe konsiston ne udhetime ne destinacione te largeta si Tajlanda, Bali, Kuba, Maldives, Republika Domenikane, Jamaica etj. Keto destinacione ofroheshin edhe me pare ne tregun shqiptar, por Kalemi Travel i risolli me cmime me te perballueshme per te gjitha shtresat.
Ne vitin 2015, ne bashkepunim me operatore te huaj nderkombetare, Kalemi Travel krijon nje platforme per rezervime hotelesh ne gjithe boten qe sherben vetem per agjensite e udhetimit, www.kalemi.travel. Kjo platforme i jep mundesi agjenteve te rezervojne hotele ne cdo skaj te globit per klientet e tyre, vetem me nje click. Gjate vitit 2017, kjo platforme u mireprit edhe nga agjensite ne rajon dhe ne bote.
Ne vitin 2017, Kalemi Travel licensohet nga Ministria e Turizmit si “Operator Turistik” duke plotesuar te gjitha standartet e kerkuara. Pra, tashme nuk jemi me thjshte agjensi turizmi.
Po ne te njejtin vit, Kalemi Travel krijon nje departament i ri, Kalemi Luxury Collection, i specializuar vetem per udhetime ne destinacione te vecanta dhe udhetime luksoze.
Ne Shtator te vitit 2017, Kalemi Travel vleresohet nga World Travel Awards, nje konkurs nderkombetar qe vlereson industrine e turizmit ne mbare boten, si agjensia me e mire ne Shqiperi, duke lene pas mbi 700 agjensi qe operojne ne Republiken e Shqiperise.
Ne vitin 2018, Kalemi Travel prezanton ne treg projektin me te madh te realizuar ndonjehere nga nje agjensi udhetimi ne Shqiperi, platforemen e rezervimit www.hobi.al platforme qe ju jep mundesi perdoruesve te rezervojne hotele ne gjithe boten me karte krediti ne kohe reale.
Ne Qershor te vitit 2018, per te dytin vit rradhazi, Kalemi Travel vleresohet nga World Travel Awards, nje konkurs nderkombetar qe vlereson industrine e turizmit ne mbare boten, si agjensia me e mire ne Shqiperi, duke lene pas mbi 700 agjensi qe operojne ne Republiken e Shqiperise.
Ne Nentor te vitit 2022, Kalemi Travel ofron 6 Bursa sdudimi per ne degen Master Profesional per Menaxhim Turizmi prane FEUT, 3 nga keto bursa per punonjesit aktuale dhe 3 bursa te tjera per te regjistruarit ne kete dege.
Historia jone e suksesit vazhdon…