Udhetim dhe plazh ne Sicili, 8 dite

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Pushime ne Sicili


🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 8 Maj 638€/person
  • 19 Qershor 642€/person
  • 18 Shtator 624€/person

Programi per Pushime ne Sicili

1️⃣Dita e pare Pushime ne Sicili

Nisja nga Tirana ne oren 23:20 dhe mberritja ne Catania rreth ores 00:55. Pas formaliteteve ne aeroport, udhetimi vazhdon drejt Taormines, qytetit piktoresk me pamje mbi detin Jon. Shetitje panoramike ne Piazza Duomo, vizite ne Kishen San Giusepe, Palazzo Carvaja dhe Corso Umberto – zemra e qytetit. Ndalesa ne Piazza IX Aprile dhe vizite ne Kishen Madonna della Rocca.
Me pas, nisemi drejt Messines per te pare monumentet historike si Katedralja e qytetit, Kulla me kambana dhe zona portuale Falcata. Pasdite vone, vizitojme qytetin bregdetar te Cefalu me katedralen madheshtore dhe shëtitoren Lungomare. Mberritje ne Palermo, sistemim ne hotel dhe qendrimi i parene kryeqytetin e Siçilise.

2️⃣Dita e dyte

Pas mengjesit ne hotel, nisja drejt Taormines, nje nga destinacionet me elegante te Sicilise. Vizite ne qendren historike ku do te shihen Piazza Duomo, Kisha San Giuseppe, Palazzo Corvaja, Corso Umberto, Piazza IX Aprile, Katedralja San Nicola dhe Kisha Madonna della Rocca, me pamje spektakolare drejt detit dhe Etna-s.

Vazhdimi i udhetimit drejt Messines, ku do te vizitohen Katedralja e Messines, Piazza Duomo, Kulla e Kembanes, Kisha Annunziata dei Catalani, Zona Falcata, Fontana di Nettuno dhe Kisha e Krishtit Mbret.

Me pas ndalese ne Cefalu, nje nga qytetet me piktoreske bregdetare, ku do te shihen Katedralja e Cefalù, La Rocca dhe Lungomare. Udhetimi vazhdon drejt Palermos, ku do te vizitohen monumentet kryesore si Piazza Bellini, Piazza Pretoria, Kisha San Caterina, Pallati Norman, Kisha San Giovanni, Katedralja e Palermos dhe Teatri Massimo. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

3️⃣Dita e trete

Mengjesi ne hotel dhe nisja drejt fshatit mesjetar Erice, i njohur per atmosferen autentike dhe pamjet panoramike, ku vizitohet edhe Kalaja e Erices.

Vazhdimi drejt Trapani, ku do te shihen Kulla Ligny, Katedralja e Trapanit, Fontana Saturno dhe Kisha e Purgatorios. Me pas udhetimi vijon drejt Marsala, qyteti i veres se famshme, ku vizitohen Katedralja e Marsales, Porta Garibaldi, Piazza della Repubblica, Palazzo VII Aprile dhe Lungomare.

Ndalesa e radhes ne Agrigento, ku do te eksplorohet qyteti me Rruga Atenea, Castello di Agrigento, Teatri Pirandello, Pallati Episkopal dhe Katedralja San Gerlando. Ne fund, transferimi drejt Raguses, ku do te vizitohet Katedralja San Giorgio. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

4️⃣ Dita e katert

Pas mengjesit, nisja drejt Modicas, qytet barok i njohur per arkitekturen dhe cokollaten tradicionale, ku do te shihen Corso Umberto, Kisha kryesore, Pizzo Belvedere dhe Teatri Garibaldi.

Vazhdimi drejt Noto-s, nje nga qytetet me te bukura baroke te Sicilise, ku vizitohen Katedralja San Nicola, Kisha Santa Chiara, Palazzo Nicolaci dhe Fontana d’Ercole.

Me pas nisja drejt Syracuse, ku do te eksplorohet ishulli historik Ortigia, me atraksione si Tempulli i Apollos, Castello Maniace, Fontana Arethusa, Piazza Duomo dhe Fontana Diana.

Udhetimi perfundon ne Catania, ku do te vizitohen Piazza del Duomo, Katedralja e Catanias, Via Etnea, Piazza dell’Universita, Porta Garibaldi, Via Crociferi dhe Kalaja Ursino. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

5️⃣ Dita e peste

Mengjesi ne hotel. Te lire per plazh. Fjetje ne hotel.

6️⃣ Dita e gjashte Pushime ne Sicili

Mengjesi ne hotel. Te lire per plazh. Fjetje ne hotel.

7️⃣ Dita e shtate

Mengjesi ne hotel. Te lire per plazh. Fjetje ne hotel.

8️⃣ Dita e tete Pushime ne Sicili

Mengjes ne hotel. Transferta drejt aeroportit te Catanias. Nisja e fluturimit ne oren 06:00 dhe mberritja ne Tirane rreth ores 07:20.

🛈Ne pagese perfshihen:

Biletat vajtje – ardhje
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel.
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me përmasa deri ne 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.

Kujdes:

Orari i fluturimeve mund te ndryshoje nga kompania ajrore. Ne çdo rast, programi do te realizohet i plote, me korektime apo spostime te nevojshme per te ruajtur eksperiencen e udhetimit.

Itinerari eshte planifikuar me kujdes, duke perfshire ndalesa dhe atraksione kryesore. Megjithate, ne raste te trafikut, vonesave ose ndalesave me te gjata se parashikimi, mund te mos realizohen te gjitha ndalesat. Shoferi i autobusit ndjek nje orar pune te kufizuar sipas ligjit.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: