Pushime ne Malte
Rezervoni pushime ne Malte me Kalemi Travel duke klikuar ne Udhetim ne Malte 4 dhe 8 dite
Pushime ne Malte jane nje zgjedhje shume e mire per ata qe duan te kombinojne detin, historine, qytetet, shetitjet, jeten e nates dhe ekskursionet ne nje destinacion te vetem. Malta eshte e vogel ne harte, por shume e pasur ne permbajtje. Ka Valletta-n historike, Mdina-n romantike, Sliema-n praktike, St Julian’s per dalje, Mellieha per plazh, Gozo per qetesi dhe Comino per Blue Lagoon.
Prandaj, para se te rezervosh pushime ne Malte, duhet te dish ku te qendrosh, cfare lloj pushimi do, a do te levizesh, a do plazh, histori, nightlife, familje, apo thjesht nje udhetim te shkurter me shume eksperienca.
Kjo guide eshte bere per t’i dhene pergjigje te gjitha pyetjeve qe zakonisht klientet kane para se te zgjedhin Malten.
▼Ku ndodhet Malta dhe si shkohet?
▼Ku te qendrosh ne Malte?
▼Plazhet me te bukura ne Malte
▼Cfare te vizitosh ne Malte?
▼Sa kushtojne pushimet ne Malte?
▼Sa dite duhen per pushime ne Malte?
▼Itinerar i sugjeruar 5 dite ne Malte
▼Itinerar i sugjeruar 7 dite ne Malte
▼A duhet makine ne Malte?
▼Gabimet qe bejne njerezit kur rezervojne
▼FAQ – Pyetje te shpeshta per Pushime ne Malte
Ku ndodhet Malta dhe si shkohet?
Malta ndodhet ne Mesdhe, ne jug te Sicilise dhe ne veri te Afrikes. Shteti perbehet nga disa ishuj, por tre me te rendesishmit per turizem jane Malta, Gozo dhe Comino.
Aeroporti kryesor eshte Malta International Airport. Nga aeroporti mund te levizesh me transfer privat, taxi, autobus ose makine me qira. Distancat nuk jane shume te medha ne kilometra, por trafiku ne Malta mund te beje qe levizjet te zgjasin me shume nga sa duken ne harte.
Ku te qendrosh per pushime ne Malte?
Zgjedhja e zones eshte pika me e rendesishme per pushime ne Malte. Malta eshte e vogel, por zonat kane karakter shume te ndryshem.
Valletta: per histori, kulture dhe city break
Valletta eshte kryeqyteti i Maltes dhe nje nga qytetet me te bukura historike ne Mesdhe. Ka rrugica elegante, kisha, muze, restorante, bare, pamje nga porti dhe shume atmosfere. Eshte shume e mire per cifte, udhetare qe duan kulture dhe per ata qe duan te jene ne nje zone me karakter.
Por Valletta nuk eshte zgjedhja me e mire per pushime tipike plazhi. Nuk ke nje plazh te madh me rere para hotelit. Valletta eshte me shume per city break, darka, shetitje, histori dhe akses me ferry drejt Sliema ose Three Cities.
Valletta rekomandohet per:
- cifte,
- city break,
- udhetare qe duan histori,
- qendrim te shkurter,
- darke dhe shetitje ne mbremje.
Sliema dhe Gzira: per akses praktik dhe levizje
Sliema dhe Gzira jane nder zonat me praktike per te qendruar ne Malte. Kane shume hotele, restorante, bare, dyqane, shetitore bregdetare dhe akses te mire me ferry drejt Valletta-s. Jane zona shume te mira per ata qe duan te levizin, te kene transport prane dhe te mos jene te izoluar.
Duhet kuptuar qe Sliema nuk eshte destinacion klasik plazhi me rere. Bregu eshte me shume shkembor, por ka zona per not dhe beach clubs. Vlera kryesore e Sliema-s eshte prakticiteti.
Sliema rekomandohet per:
- cifte aktive,
- grupe shoqerore,
- udhetare qe duan te shetisin,
- qendrim te pare ne Malte,
- akses drejt Valletta-s dhe St Julian’s.
St Julian’s dhe Paceville: per nightlife dhe energji
St Julian’s eshte nje nga zonat me te njohura per jete nate, restorante, bare dhe hotele moderne. Brenda kesaj zone ndodhet Paceville, qe eshte qendra kryesore e nightlife ne Malte.
Nese do dalje, bare, klube, restorante dhe atmosferë me energji, St Julian’s eshte zgjedhje shume e mire. Por nese do qetesi absolute, duhet zgjedhur hoteli me kujdes, sepse disa zona mund te jene te zhurmshme.
St Julian’s rekomandohet per:
- te rinj,
- grupe shoqerore,
- nightlife,
- cifte qe duan levizje,
- restorante dhe bare.
Bugibba dhe Qawra: per buxhet me fleksibel dhe zona turistike
Bugibba dhe Qawra ndodhen ne pjesen veriore te ishullit kryesor dhe jane zona turistike me shume hotele, restorante, bare dhe shetitore. Shpesh ofrojne cmime me fleksibile krahasuar me Valletta, Sliema ose St Julian’s.
Keto zona jane te mira per klientet qe duan pushime praktike, buxhet me te kontrolluar dhe akses per ekskursione drejt Gozo, Comino dhe veriut te Maltes. Plazhet nuk jane pika me e forte, sepse ka shume zona shkembore, por si baze turistike funksionojne mire.
Bugibba dhe Qawra rekomandohen per:
- buxhet mesatar,
- familje qe duan hotele praktike,
- udhetare qe duan ekskursione,
- kliente qe duan sherbime prane.
Mellieha: per plazh dhe familje
Mellieha eshte nje nga zonat me te mira per ata qe duan pushime me plazh ne Malte. Ketu ndodhet Mellieha Bay, nje nga plazhet me te medha me rere ne ishull. Uji eshte relativisht i cekët, gje qe e ben te pershtatshem per familje me femije.
Mellieha eshte me e qete se St Julian’s dhe me shume e orientuar drejt pushimeve familjare. Gjithashtu eshte me prane tragetit per Gozo dhe pikave te nisjes per Comino.
Mellieha rekomandohet per:
- familje,
- pushime plazhi,
- kliente qe duan qetesi,
- akses drejt Gozo dhe Comino,
- qendrim veror me ritëm me te relaksuar.
St Paul’s Bay: per qendrim praktik ne veri
St Paul’s Bay eshte zone e madhe qe perfshin edhe Bugibba dhe Qawra. Eshte praktike per hotele, restorante, shetitje dhe ekskursione. Nuk eshte zona me elegante e Maltes, por mund te jete zgjedhje shume funksionale per pushime me cmim me te arsyeshem.
Rekomandohet per:
- familje me buxhet mesatar,
- qendrim praktik,
- ekskursione,
- pushime pa shume pretendime luksi.
Gozo: per qetesi, natyre dhe ritëm me te ngadalte
Gozo eshte ishulli me i qete dhe me natyral. Nuk eshte zgjedhja me praktike nese do jete nate, shopping ose akses te shpejte ne Valletta dhe Sliema. Por eshte fantastik per ata qe duan qetesi, peizazhe, fshatra, det, histori dhe nje ane me autentike te Maltes.
Gozo rekomandohet per:
- cifte,
- relaks,
- natyre,
- udhetare qe kane disa nete ne dispozicion,
- ata qe duan te shohin nje ane me pak komerciale te Maltes.
Plazhet me te bukura ne Malte
Malta ka det shume te bukur, por duhet thene qarte: nuk eshte destinacion me plazhe te pafundme me rere. Shume zona jane shkembore, disa plazhe jane te vogla dhe ne sezon mbushen shpejt. Prandaj duhet zgjedhur me kujdes.
Blue Lagoon, Comino

Golden Bay

Ghajn Tuffieha

Mellieha Bay

Paradise Bay

Ramla Bay, Gozo

Cfare te vizitosh kur je me pushime ne Malte?
Malta ka shume vende qe ia vlejne, sidomos per ata qe duan te kombinojne plazh dhe kulture.
Valletta
Valletta eshte ndalesa kryesore. Duhet pare per qendren historike, Upper Barrakka Gardens, St John’s Co-Cathedral, portin, rrugicat dhe atmosferen e saj unike. Edhe nese nuk qendron ne Valletta, nje dite aty duhet futur patjeter.
Mdina
Mdina njihet si “Silent City” dhe eshte nje nga vendet me te bukura per shetitje ne Malte. Ka rrugica te ngushta, mure historike, pamje te gjera dhe atmosfere shume romantike. Eshte perfekte per cifte dhe per foto.
Three Cities
Vittoriosa, Senglea dhe Cospicua njihen si Three Cities. Jane shume te mira per ata qe duan histori, port, arkitekture dhe nje ane me autentike te Maltes. Mund te kombinohen me Valletta.
Marsaxlokk
Marsaxlokk eshte fshat peshkataresh, i njohur per varkat tradicionale me ngjyra dhe restorantet e peshkut. Eshte shume i bukur per nje paradite ose dreke, sidomos nese kombinohet me St Peter’s Pool.
Gozo
Gozo eshte nje nga ekskursionet me te mira nga Malta. Mund te vizitosh Victoria, Citadel, Ramla Bay, Xlendi, Marsalforn dhe zona te tjera natyrore. Gozo ka me shume qetesi dhe nje ritëm me lokal.
Comino dhe Blue Lagoon
Comino eshte i famshem per Blue Lagoon. Shumica e vizitojne si ekskursion ditor me varke. Ne sezon duhet planifikuar mire per te shmangur fluksin dhe per te respektuar sistemin e aksesit.
Popeye Village
Popeye Village eshte nje atraksion shume fotografik, sidomos per familje dhe per ata qe duan nje vend ndryshe. Nuk eshte “must” per cdo profil udhetari, por eshte interesant per foto dhe per femije.
Hal Saflieni Hypogeum
Per ata qe duan histori dhe vende te vecanta, Hal Saflieni Hypogeum eshte nje nga sitet me te rendesishme ne Malte. Duhet rezervuar heret sepse akseset jane te kufizuara. Eshte me shume per udhetare qe duan kulture dhe arkeologji.
Sa dite duhen per pushime ne Malte?
Minimumi praktik per Malten eshte 4 nete. Idealja eshte 5 deri ne 7 nete.
- Me 3 nete, Malta funksionon si city break me Valletta, Mdina dhe nje ekskursion te shkurter.
- Me 4 ose 5 nete, mund te kombinosh Valletta, Mdina, Sliema, St Julian’s, nje dite plazhi dhe nje ekskursion ne Blue Lagoon ose Gozo.
- Me 7 nete, mund ta shijosh me mire: plazhe, Gozo, Comino, Marsaxlokk, Three Cities, Mdina dhe kohe per relaks.
Sa kushtojne pushimet ne Malte?
Kostoja e pushimeve ne Malte varet nga muaji, zona, hoteli, fluturimi, bordi i ushqimit dhe sa ekskursione do te besh.
Malta mund te jete destinacion fleksibel ne cmim, por ne korrik dhe gusht cmimet rriten, sidomos ne zona si Valletta, Sliema, St Julian’s dhe hotelet me vendndodhje te mire.
Si orientim:
- Buxhet ekonomik:
hotel i thjeshte, zone me cmim me fleksibel si Bugibba/Qawra, transport publik, pak ekskursione me pagese. - Buxhet komod:
hotel me standard te mire ne Sliema, St Julian’s, Mellieha ose Bugibba, 1 ose 2 ekskursione, darka jashte dhe transfer i organizuar. - Buxhet premium:
Valletta boutique hotel, St Julian’s me standard te larte, beach clubs, restorante me nivel, ture private ose kombinim me Gozo.
Duhet llogaritur edhe:
- transporti,
- ferry,
- ekskursionet ne Gozo dhe Comino,
- hyrjet ne atraksione,
- shezlong dhe cadra ne plazhe,
- vaktet jashte hotelit,
- taksa lokale e akomodimit nese aplikohet.
Itinerar i sugjeruar 5 dite pushime ne Malte
Dita 1: Mberritja dhe Sliema ose Valletta
Bej check in dhe kalo pasditen ne zonen ku qendron. Nese je ne Sliema, bej shetitore dhe shiko pamjen drejt Valletta-s. Nese je ne Valletta, shijo darken ne qender.
Dita 2: Valletta dhe Three Cities
Kalo paraditen ne Valletta, vizito Upper Barrakka Gardens, St John’s Co-Cathedral dhe rrugicat kryesore. Pasdite mund te kalosh ne Three Cities per nje pamje tjeter te historise se Maltes.
Dita 3: Mdina dhe Rabat
Vizito Mdina-n, bej shetitje ne rrugicat historike dhe kombinoje me Rabat. Kjo dite eshte shume e bukur per ata qe duan atmosfere, histori dhe foto.
Dita 4: Blue Lagoon ose Gozo
Zgjidh nje ekskursion. Nese do det spektakolar dhe foto, zgjidh Blue Lagoon. Nese do dite me me shume eksplorim, zgjidh Gozo. Per Blue Lagoon kontrollo paraprakisht sistemin e aksesit.
Dita 5: Plazh dhe kthimi
Diten e fundit zgjidh nje plazh sipas zones: Mellieha Bay, Golden Bay, Ghajn Tuffieha ose nje beach club ne Sliema/St Julian’s, pastaj nisja per kthim.
Itinerar i sugjeruar 7 dite pushime ne Malte
Dita 1: Mberritja
Check in, shetitje e lehte dhe darke ne zonen ku qendron.
Dita 2: Valletta
Dite e plote per Valletta. Vizito katedralen, kopshtet, rrugicat, portin dhe shijo darke ne qender.
Dita 3: Mdina, Rabat dhe Dingli Cliffs
Kombino Mdina-n me Rabat dhe nese do pamje natyrore, shto Dingli Cliffs.
Dita 4: Gozo
Kalo nje dite ne Gozo. Vizito Victoria dhe Citadel, Ramla Bay, Xlendi ose Marsalforn.
Dita 5: Comino dhe Blue Lagoon
Dite per det te kalter dhe varke. Kontrollo rezervimin e aksesit per Blue Lagoon nese do te zbresesh ne toke.
Dita 6: Marsaxlokk dhe St Peter’s Pool
Vizito fshatin e peshkatareve Marsaxlokk, ha nje dreke me peshk dhe kombinoje me St Peter’s Pool nese kushtet jane te mira.
Dita 7: Plazh ose relax
Zgjidh nje dite me te qete ne Mellieha Bay, Golden Bay ose beach club.
Dita 8: Kthimi
Planifiko transferin me kohe, sidomos ne sezon te larte.
A duhet makine per pushime ne Malte?
Makina nuk eshte e domosdoshme per te gjithe. Malta ka transport publik, taxi, aplikacione transporti, ferry dhe ekskursione te organizuara. Per shume udhetare, sidomos ata qe qendrojne ne Sliema, Valletta ose St Julian’s, makina nuk eshte e nevojshme gjate gjithe qendrimit.
Makina mund te vleje nese do te eksplorosh plazhe, Gozo, zona me pak turistike dhe te kesh me shume fleksibilitet. Por ka disa gjera qe duhen ditur: ne Malte njerezit ngasin ne krahun e majte, trafiku mund te jete i lodhshem dhe parkimi ne zona si Valletta, Sliema dhe St Julian’s mund te jete sfide.
Gabimet me te medha qe bejne njerezit kur rezervojne pushime ne Malte
- Gabimi i pare eshte te mendojne se Malta eshte vetem destinacion plazhi. Malta ka det shume te bukur, por vlera kryesore eshte kombinimi mes detit, historise, qyteteve dhe ekskursioneve.
- Gabimi i dyte eshte te zgjedhin hotel vetem nga cmimi, pa pare zonen. Nje hotel me i lire ne nje zone qe nuk te pershtatet mund ta beje udhetimin me pak praktik.
- Gabimi i trete eshte te mos kuptojne dallimin mes Valletta, Sliema, St Julian’s, Mellieha dhe Bugibba. Keto zona japin eksperienca shume te ndryshme.
- Gabimi i katert eshte te shkojne ne Blue Lagoon pa plan. Ne sezon ka fluks dhe duhet kontrolluar sistemi i rezervimit te aksesit.
- Gabimi i peste eshte te marrin makine pa e menduar mire trafikun, parkimin dhe drejtimin ne krahun e majte.
- Gabimi i gjashte eshte te mos rezervojne heret per korrik dhe gusht. Malta eshte destinacion shume i kerkuar dhe hotelet me vendndodhje te mire mbushen shpejt.
Pse te rezervosh pushime ne Malte me Kalemi Travel?
Malta eshte destinacion i bukur, por jo gjithmone i thjeshte per t’u zgjedhur. Zona e gabuar mund ta ndryshoje komplet eksperiencen. Nje familje qe do plazh nuk duhet vendosur ne nje zone pa akses te lehte ne det. Nje cift qe do romantike nuk duhet te zgjedhe thjesht hotelin me te lire.
Te Kalemi Travel, ne nuk te japim thjesht nje hotel ne Malte. Ne te ndihmojme te zgjedhesh zonen, stilin e udhetimit, menyren e levizjes, plazhet qe ia vlejne dhe ekskursionet qe i pershtaten profilit tend.
Nese po mendon per pushime ne Malte, mund te te pergatisim nje oferte te personalizuar me fluturim, akomodim, bagazhe, transferta, ekskursione ose kombinim me Gozo dhe Comino sipas nevojes.
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!
FAQ – Pyetjet me te shpeshta per pushime ne Malte
Periudhat me te mira jane maji, qershori, shtatori dhe fillimi i tetorit. Keto muaj kane mot te mire, me pak fluks dhe cmime me te arsyeshme se korriku dhe gushti. Per plazh, qershori dhe shtatori jane shume te mire.
Kostoja varet nga muaji, zona, hoteli, fluturimi, bordi i ushqimit dhe ekskursionet. Valletta, Sliema dhe St Julian’s zakonisht jane me te shtrenjta, ndersa Bugibba, Qawra dhe disa zona te veriut mund te jene me fleksibile ne cmim.
Per here te pare, Sliema eshte nje nga zonat me praktike. Valletta eshte me e bukur per histori dhe city break. St Julian’s eshte me e mire per nightlife. Mellieha eshte me e mire per plazh dhe familje. Bugibba dhe Qawra jane me praktike per buxhet dhe ekskursione.
Jo domosdoshmerisht. Malta ka autobus, ferry, taxi dhe ekskursione te organizuara. Makina mund te ndihmoje per eksplorim, por trafiku, parkimi dhe drejtimi ne krahun e majte duhen marre parasysh.
Po, por jo te gjitha jane me rere. Disa nga plazhet dhe vendet me te bukura per det jane Blue Lagoon, Golden Bay, Ghajn Tuffieha, Mellieha Bay, Paradise Bay, St Peter’s Pool dhe Ramla Bay ne Gozo.
Po, Blue Lagoon ia vlen per ujin spektakolar dhe pamjen, por duhet planifikuar mire. Ne sezon mbushet shume dhe per te zbritur ne toke duhet kontrolluar sistemi i rezervimit me orare.
Malta eshte per te dyja, por zona duhet zgjedhur mire. Familjet zakonisht pershtaten me Mellieha, Bugibba, Qawra dhe St Paul’s Bay. Ciftet mund te zgjedhin Valletta, Sliema, St Julian’s ose Gozo.
Po. Zona me e njohur per nightlife eshte St Julian’s, sidomos Paceville. Valletta dhe Sliema kane me shume restorante dhe bare me atmosfere me te qete.
Minimumi praktik eshte 4 nete, ndersa idealja eshte 5 deri ne 7 nete. Me 5 nete mund te shohesh Valletta, Mdina, Blue Lagoon ose Gozo, plus nje dite plazhi. Me 7 nete e shijon me me pak nxitim.
Po, Gozo ia vlen nese do qetesi, natyre dhe nje ane me autentike te Maltes. Mund te vizitohet si ekskursion ditor ose te kombinohet me 1 deri ne 2 nete nese ke me shume kohe.







