Udhëtim elitar në Doha – Një Botë e Re në Vetëm 3 Ditë, 20 Janar 2027

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Pushime ne Doha

🕌 Pushime në Doha – Një Botë e Re në Vetëm 3 Ditë

🗓 20-24 Janar 2027 | Nisja nga Tirana

Nëse po kërkon pushime në Doha që kombinojnë aventurën me luksin, kulturën me relaksin, ky udhëtim është bërë për ty. Katari është bërë një ndër destinacionet më të lakmuara në Lindjen e Mesme, dhe Doha, kryeqyteti i tij, është porta për një eksperiencë që s’harrohet lehtë.

Në vetëm 3 ditë do të udhëtosh nga shkretëtira në muze moderne, nga tregje autentike te marina me jahte. Me një paketë të plotë nga Kalemi Travel, nuk të duhet të mendosh për asgjë – gjithçka është e përfshirë. Ti vetëm e jeton.


✨ Çfarë përfshihet në paketë?

  • Fluturimi vajtje-ardhje nga Tirana me bagazh kabine 8kg
  • 4 netë në hotel me 4 yje në Doha
  • Mëngjeset dhe darkat
  • Safari në shkretëtirën e Katarit me 4×4
  • Guida lokale në anglisht + Shoqërues shqiptar
  • Viza turistike
  • Të gjitha hyrjet dhe transportet sipas programit
  • Ekskursione të organizuara në atraksionet kryesore të Dohas

🗺 Itinerari i Detajuar

Dita 1 – Adrenalinë në zemër të shkretëtirës

Udhëtimi nis me mbërritjen në Hamad International Airport, ku do të mirëpriteni dhe do të transferoheni në hotel. Pas një pushimi gjatë mëngjesit, pasditja i kushtohet një prej eksperiencave më emocionuese të Katarit: Desert Safari.

Me automjete 4×4 dhe shoferë profesionistë, do të niseni drejt peizazheve spektakolare të shkretëtirës së Katarit.

Çfarë përfshin aventura?

  • Camel Riding – një ndalesë tradicionale në hyrje të shkretëtirës për fotografi dhe një eksperiencë me deve.
  • Dune Bashing – një aventurë emocionuese mbi dunat e arta, me pamje panoramike të shkretëtirës.
  • Khor Al Adaid (Inland Sea) – vizitë në një prej mrekullive natyrore më të veçanta të Katarit, ku shkretëtira takohet me detin.
  • Regency Sealine Beach Resort – përfundimi i ditës me një darkë të pasur ndërkombëtare në një ambient elegant buzë detit.

Një ditë që kombinon adrenalinën, natyrën dhe relaksin në një nga peizazhet më karakteristike të Katarit.

Dita 2 – Zbuloni Dohën dhe shijoni një mbrëmje mbi det

Pas mëngjesit, nis një tur i organizuar 4-orësh nëpër Doha, ku tradita dhe arkitektura moderne bashkëjetojnë në mënyrë unike.

Gjatë turit do të vizitohen disa prej pikave më të rëndësishme të qytetit:

Doha Corniche & MIA Park

Shëtitje panoramike përgjatë bregdetit të Dohas, me mundësi për fotografi të mrekullueshme të skyline-it të qytetit dhe pamje nga Museum of Islamic Art.

Katara Cultural Village

Një nga qendrat kryesore kulturore të Dohas, ku do të njiheni me arkitekturën dhe trashëgiminë qatare. Vizita përfshin pika të rëndësishme si Katara Mosque, Blue Ottoman Mosque, Opera House dhe amfiteatri.

The Pearl-Qatar

Një ndalesë në ishullin artificial luksoz të Dohas, me marina, jahte, Porto Arabia dhe Qanat Quartier, i njohur për kanalet dhe arkitekturën karakteristike.

Lusail City

Turit i shtohet edhe një panoramë e zonës moderne të Lusail, me kullat ikonike dhe bulevardet futuristike.

Mbrëmja – dhow cruise & BBQ dinner

Në mbrëmje, eksperienca vazhdon në ujërat e Dohas me një lundrim 2-orësh me dhow tradicional qatarez.

Nga deti do të shijoni pamje të mrekullueshme të skyline-it të Dohas të ndriçuar gjatë natës, ndërsa në bord do të shërbehet një darkë BBQ, pije freskuese, çaj/kafe arabe dhe muzikë.

Një mënyrë perfekte për ta përmbyllur ditën: Doha e ndriçuar, deti dhe atmosfera tradicionale qatare.

Dita 3 – Souq Waqif, kulturë dhe darkë tradicionale

Dita e fundit i kushtohet një prej vendeve më autentike të Dohas: Souq Waqif.

Në orët e pasdites do të niseni për një tur të udhëhequr nëpër rrugicat e tregut historik, ku tradita qatare ruhet në arkitekturë, artizanat dhe jetën e përditshme.

Heritage Qatar Walking Tour

Gjatë vizitës do të eksploroni:

  • tregjet tradicionale me erëza, tekstile, parfume dhe produkte artizanale;
  • Falcon Souq, tregun e famshëm të skifterëve;
  • zonën e stallave dhe kuajve tradicionalë;
  • atmosferën autentike të një prej destinacioneve më karakteristike të Dohas.

Darkë në Parisa Restaurant

Eksperienca vazhdon me një darkë të veçantë në Parisa Restaurant, një ambient spektakolar i njohur për dekorimin e pasur persian, mozaikët, pasqyrat dhe atmosferën elegante.

Pas darkës, grupi do të transferohet direkt në Hamad International Airport, duke përfunduar kështu një udhëtim intensiv dhe të paharrueshëm në Katar.


✈️ Orari i Fluturimeve

  • Nisja nga Tirana: 20 Janar, ora 11:05
  • Mbërritja në Doha: 21 Janar, ora 01:00
  • Kthimi nga Doha: 24 Janar, ora 02:05
  • Mbërritja në Tiranë: 24 Janar, ora 10:10

💶 Çmimet:

  • Cmimi: 1245 € / person

🎯 Viza përfshihet dhe merret me asistencën tonë. Të gjitha aktivitetet e përmendura janë të përfshira.
Kjo nuk është një ofertë, është një ftesë për një përjetim të vërtetë arab.


Pse të zgjedhësh këtë udhëtim?

✅ Pushime luksoze dhe kulturore në vetëm 3 ditë
✅ Udhëtim i organizuar në çdo detaj – vetëm përjeto
✅ Nga safari në shkretëtirë deri te marina me jahte – kontrast që nuk përjetohet kudo
✅ Shoqërues shqiptar dhe mbështetje nga Kalemi Travel në çdo moment


📩 Rezervo tani – sepse vendet janë të kufizuara, por kujtimet që do të krijosh do zgjasin shumë më tepër se 3 ditë.
Kontakto në: Instgram dhe bëhu gati për të zbuluar Doha-n ndryshe nga të gjithë.

Pushime ne Doha

FAQ – Pyetje te shpeshta per nje Udhetim per Pushime ne Doha

Cfare duhet te vizitohet patjeter ne Doha?

Ne Doha duhet vizituar Souq Waqif, Muzeu Kombetar i Katarit dhe Katara Cultural Village. Qyteti ofron gjithashtu bregdet modern, arkitekture futuriste dhe qendra tregtare luksoze.

Pse eshte i famshem Souq Waqif ne Doha?

Souq Waqif eshte tregu tradicional me i njohur ne Doha dhe njihet per dyqanet tradicionale, restorantet dhe atmosferen autentike arabe. Ai eshte nje nga vendet me te vizituara nga turistet.

Cfare eksperiencash mund te behen ne shkretetiren e Katarit?

Ne shkretetiren e Katarit mund te behen safari me makina 4×4, sandboarding dhe vizita ne Inland Sea, nje nga vendet e pakta ne bote ku shkretetira takon detin.

Kur eshte koha me e mire per te vizituar Dohën?

Koha me e mire per te vizituar Dohën eshte nga nentori deri ne mars, kur temperaturat jane me te buta dhe me te pershtatshme per eksplorimin e qytetit dhe aktiviteteve ne shkretetire.

A eshte Doha nje destinacion i mire per pushime luksoze?

Po, Doha eshte nje nga destinacionet me luksoze ne Lindjen e Mesme dhe ofron hotele 5 yje, restorante fine dining, shopping ne qendra tregtare moderne dhe eksperienca unike ne shkretetire.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: