Pushime ne Islande
Marseli, pjese e skuadres se Kalemi Travel, tregon eksperiencen e tij ne Islande duke e shoqeruar dhe me foto te bukura:
Unë jam Marseli, pjesë e skuadrës Kalemi, dhe sot, do ju tregoj për udhëtimin tim në një destinacion që duhet ta vizitoni patjetër 1 herë në jetë, Islanda
Faktikisht, sipas vendasve, duhet vizituar 2 herë, një herë në dimër dhe një herë në verë sepse ka bukuri të ndryshme në të dyja stinët. Unë e vizitova në dimër, dhe gjëja e parë që më la mbresa ishte dita shumë e shkurtër dhe nata e gjatë: ora 11 paradite dhe shikoje hënën e plotë në një errësirë totale Qëndrimin e bëra në Reykjavik dhe rezervova një makinë me qera pranë agjensisë për të gjitha lëvizjet. Makina me qera eshte mënyra më e mirë dhe më e lirë për të vizituar të gjitha atraksionet në Islandë.
Ditën e parë, vizitat në Islandë i fillova me një banjë ne Blue Lagoon, pishina e famshme me ujra termale. Fantastike! Duhet të keni parasysh që biletat e hyrjes duhet t’i rezervoni paraprikisht pasi është vështirë të gjesh vende të lira.
Më pas u ngjita në vullkanin Fagradalsfjall, 10 min me makine nga Blue Lagoon por ka rreth 1 orë ngjitje me këmbë. Fatkeqësisht vullkani nuk ishte aktiv, por ecja mbi llavën e shuar ishte eksperience më vete. Në mbrëmje, shpresova të shikoja Dritat e Veriut, por fatkeqesisht nuk u shfaqën
Ditën e dytë ndoqa rrugën e quajtur Golden Circle, është itinerari më i rekomanduar në Islandë pasi përgjatë kësaj rruge shikon disa nga atraksionet natyrore më të vecanta të Islandës. Këtu përfshihet : ujvara Öxarárfoss (ujvara e ngrirë në foto) – në këtë park janë xhiruar edhe disa skena nga Game of Thrones, krateri vullkanik Kerid dhe ujvara Gullfoss. Por, eksperienca më e veçantë ishin shpërthimet e ujrave termale ne zonën e gejzerit Geothermal. Këtë duhet ta vizitoni patjetër! Ne mbrëmje, isha përsëri duke “gjuajtuar” për Dritat e Veriut, por përsëri….
Ditën e tretë, vizitova një nga plazhet më mahnitës që kam parë ndonjëherë, në Lagunën e akullt Jökulsárlón. Plazhi ishte i mbushur me akullnaja të coptuara të cilat dukeshin si kristale të mëdha. Pamje vërtet mahnitëse. Mund të them që këtu kam bërë foton time më të bukur për Instagram Interesantja ishte që ngrohja globale kishte bërë qet shumë nga keto akullnaja mos ishin kaq masive sa para 3 dekadash. Vizitën e vazhdova në një plazh shumë të veçantë, Reynisfjara, plazhi i zi dhe më pas vizitova një nga ujvarat më të larta që kam parë, ujvara Skógafoss.
Në mbrëmje, përsëri në gjueti për Dritat e Veriut, të cilat u shfaqën jo shumë të forta për t’ju treguar një foto që vërtet ja vlen. Miqtë e mi, herë tjeter i kanë soditur më të qarta. Unë nuk isha aq me fat.
Udhëtimi në Islande zgjat 5 ditë, dhe 3 ditë ishin intensive për të vizituar bukurinë natyrore. Sfida ime më e madhe ishte dita e shkurtër, vetëm 4 ore ditë kisha për të vizituar të gjitha atraksionet me ditë. Vendasit sugjeruan shumë që Islanda duhet vizituar edhe në verë, sepse dita është shumë e gjatë dhe të jep më shumë mundësi për të parë edhe më shumë atraksione, kështu që … duhet të rikthehem përsëri në Islandën me shumë gjelberim në verë
Kontaktoni me konsuletet e turizmit prane Kalemi Travel per te marre paketen tuaj te personalizuar per Islande. Te gjitha hotelet mund t’i rezervoni edhe online ne www.kalemi.com.
Pushime ne Islande – Per sugjerime te tjera na ndiqni ne Instagram