Vjene, Prage, 5 Dite €449

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Oferta per Prage

KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

Datat e nisjeve:
► 24 Nentor (Itinerari 1) €429
► 28 Nen – 1 Dhj (Itinerari 2) €499

Programi:
ITINERARI 1

Dita e Parë: 
Fluturimi Direkt për në Vjenë. Nisja më 10.30 – Mberritje më 12.15. Transfertë nga Aeroporti për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: 
Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë:
Mëngjesi ne Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit.Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Shëtitje panoramike 2 orë, Praga natën. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Oferta per Prage

Dita e Katërt: 
Mëngjesi ne Hotel. Paradite Nisje, herët në mëngjes për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje rreth 2 orë në Karlovy Vary.. Kthimi në Pragë. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë:
Mëngjesi ne Hotel. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transfertë për në aeroportin e Pragës. Nisja më 22.40. – Mberritje më 00.35. Fluturimi për në Shqipëri. 

Çmimi  përfshin:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
 (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
• Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

 
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
 
Oferta per Prage – Udhetim ne Prage – Paketa turistike Prage

Programi:
ITINERARI 2

Itinerari i fluturimeve :
Nisja
: Tirane 10:30 – 12:15 Vjene.
Kthimi: Prage 22:40 – 00:35 Tirane.

Dita e parë:
Takimi 3 orë përpara udhëtimit me shoqëruesin në aeroport.
Udhëtimi me avion Tiranë – Vjenë. Mbërritja në orën 12:15 në Vjenë.
Vazhdon vizita në Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve si dhe Pallati Schonbrunn –
Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.

Dita e dytë:
Mëngjesi në hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Kohë e lirë për qëndrim në Sheshin St Stephen’s Cathedral. Sistemim dhe akomodim në hotel.

Dita e tretë:
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisemi drejt Pragës, Udhëtimi zgjat afërsisht 4 orë.
Do të vizitojmë qendrën e qytetit të Pragës si dhe vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Hradčany, Kisha e Loretos, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.
Transfera për në hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e katërt:
Mëngjesi në Hotel. Transferimi me autobus direkt për në Kështjellën e Pragës, e cila është edhe Kështjella më antike më e lashtë në botë.
Do të vizitojmë më pas, Qendrën Historike të Pragës:Sheshi i Vjetër i Qytetit (Old Town Square) dhe Ora Astronomike.Kisha e Shën Nikollës dhe Kisha Tyn si dhe Charles Bridge për të pare një pamje mahnitëse të qytetit.
Transfertë për në Aeroportin e Pragës. Fluturimi për në Tiranë sipas orareve të mësiperme.
Fundi i shërbimit tonë.

Ne cmim perfshihet:
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.


Ne cmim nuk perfshihet:
Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
Hyrja në monumente dhe muzeume.
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: