Oferta Pune

Oferta pune Social Media Content Creator

Pozicioni: Social Media Content Creator and Video Host
Paga: 100,000 deri 150,000 lekë neto në muaj
Puna: Hybrid


Rreth nesh

Ne jemi një kompani udhëtimesh me 15 vite eksperiencë, e nisur si një agjenci e vogël dhe e rritur sot në një biznes global që furnizon mbi 5000 agjenci në mbarë botën me hotele dhe bileta avioni përmes sistemit tonë B2B.
Misioni ynë është i qartë. Të krijojmë eksperienca që mbeten gjatë dhe të ndihmojmë partnerët tanë të kenë sukses.

Po zgjerojmë ekipin e marketingut dhe po kërkojmë një person kreativ, energjik dhe të sigurt para kamerës për të ndërtuar përmbajtjen moderne të brandit tonë.


Pse ky rol është unik

Ky nuk është thjesht një pozicion social media.
Ti do të jesh zëri, fytyra dhe kreativiteti i Kalemi Travel.
Do të udhëtosh pothuajse çdo muaj në destinacione të ndryshme për të krijuar përmbajtje reale, dinamike dhe inspiruese.


Detyrat kryesore

Krijim përmbajtjeje
• Ideim dhe prodhim i reels, stories dhe videove kreative
• Krijim përmbajtjeje vizuale dhe tekstuale për Instagram, TikTok dhe Facebook
• Montim video nga materialet tona dhe materiale të gjetura online

Prezantim në kamera
• Prezantim i ofertave, produkteve dhe destinacioneve
• Realizim i videove të shkurtra me tone moderne dhe energjike

Menaxhim i rrjeteve sociale
• Planifikim dhe publikim përmes Publer
• Mbajtja aktive e komunitetit, përgjigje komentesh dhe ndërtim audience
• Analizim i performancës dhe optimizim i strategjisë së contentin

Krijimtari dhe kërkim trendesh
• Kërkim trendesh të rrjeteve sociale
• Transformim i ideve në përmbajtje tërheqëse që performojne mirë


Aftësitë që kërkojmë

• Prezencë e fortë dhe natyrale para kamerës
• Eksperiencë në montimin e videove
• Kreativitet i lartë dhe aftësi për të gjeneruar ide të freskëta çdo ditë
• Aftësi për të gjetur materiale online
• Njohuri të thella të Instagram, TikTok dhe Facebook
• Aftësi organizimi dhe menaxhim i disa projekteve paralelisht


Çfarë ofrojmë

Përfitime financiare
• Paga neto 100,000 deri 150,000 lekë në muaj
• Rivlerësim vjetor i pagës me 10 deri 25%
• Bonus vjetor. 20% e fitimit të kompanisë ndahet me ekipin

Përfitime profesionale
• Rrugë e qartë karriere drejt rolit Digital Marketing Manager
• Trajnime të vazhdueshme për zhvillim personal dhe profesional
• Udhëtime në destinacione të ndryshme për krijim content-i
• Mundësi për të qenë fytyra e brandit dhe për të ndërtuar portfolion tënde personal

Përfitime të kulturës së punës
• Ambient pune frymëzues dhe shumë miqësor
• Punë në format hibrid
• Udhëtim vjetor i ekipit në destinacione të vecanta (Udhetimet tona te kaluara: Dubai, Zanzibar, Jordan, Portugali, Kuba)


Si te aplikosh:

Dergo ne Whasapp ne numrin 0698885656 me fjaline e pare qe te permbaje tekstin “social media” detyren e meposhtme (Kujdes, pershkrimi eshte i domosdosshem qe mesazhi te kaloje ne departamentin perkates):

Detyra:

Krijo një video 25 deri 35 sekonda që përfshin prezantimin tënd + pamje nga interneti:

• Zgjidh një nga destinacionet.

  1. Rome
  2. Maldive
  3. Pragë
  4. Stamboll
  5. Viena
  6. Dubai

• Në videon që do krijosh duhet të shfaqesh ti duke folur në kamera.
• Në sfond ose të ndërthurura duhet të ketë pamje nga interneti të destinacionit që zgjodhe. Jo detyrimisht duhet te prezantohet destinacioni, por edhe nje eksperience e vecante qe mund te besh ne kete destinacion, prsh nje restorant i vecante, nje atraksion, nje hotel i vecante etj.
• Në prezantim thuaj diçka të shkurtër dhe energjike, si:
“Përshëndetje, jam [emri]. Sot dua t’ju prezantoj nje destinacion qe jua sugjeroj ta vizitoni…”
• Më pas vazhdo me stilin tënd. Mund të jetë informuese, energjike, ose më shumë storytelling.
• Duhet të ketë tekst të shkurtër në ekran, audio trend dhe ritëm të mirë.
• Shoqeroje me nje caption i shkurtër për Instagram (maksimum 40 deri 50 fjalë)

Mbyllja e aplikimeve: 30 Dhjetor
Intervsitat me te perzgjedhurit: 5-10 Janar

Suksese!

Kalemi Travel – Oferta pune Social Media Manager – Content Creator
Facebook