Lumi i Shalës – 2 Ditë, 95€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:
LUMI I SHALES , LIQENI KOMANIT

QERSHOR: 20-21, 27-28
– Bee Eco Guesthouse €95/Person BB
KORRIK: 01-02, 04-05, 08-09, 11-12, 15-16, 18-19, 22-23, 25-26, 29-30
– Bee Eco Guesthouse €99/Person BB
GUSHT: 05-06, 08-09, 12-13, 15-16, 19-20, 22-23, 26-27, 29-30
– Bee Eco Guesthouse €99/Person BB

 

*BB- ME MËNGJES

PROGRAMI:

Dita e Pare:
Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
Vazhdimi i udhëtimit drejt Liqenit të Komanit. Gjatë rrugës do të bëjmë një ndalesë për kafe. Përpara se të nisemi me varkë drejt Lumit të Shalës, do të qëndrojmë për pak kohë në portin e Komanit për pushim dhe relaks. Lundrimi me varkë mes peizazheve përrallore që ofron natyra zgjat rreth 50 min në një drejtim. Ngjyra e kaltër kristal e ujit, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë dhe malet e gjelbra e bëjnë Lumin e Shalës një nga destinacionet më të veçanta natyrore në Shqipëri, ndaj shpesh cilësohet si “Tajlanda Shqiptare”. Pas mbërritjes në Lumin e Shalës, do të pushojmë buzë lumit, në pikën më të
njohur dhe më piktoreske të zonës. Këtu do të kemi mundësi të konsumojmë drekën, të marrim pjesë në aktivitete të ndryshme argëtuese ose të shijojmë notin në ujërat e kristalta të lumit. Akomodimi në bujtinë do të bëhet pas orës 14:00–15:00. Pasdite e lirë për të shijuar qetësinë, natyrën dhe relaksin që ofron ky vend i mrekullueshëm.

Dita e Dyte :

Konsumimi i mëngjesit në bujtinë. Pas mëngjesit, do të keni kohë të lirë për të shijuar freskinë e Lumit të Shalës, për t’u relaksuar pranë natyrës ose për t’u angazhuar në aktivitete sportive si kayak, zip-line etj. Check-out nga bujtina do të bëhet në orën 10:00. Rreth orës 15:00 do të përgatitemi për kthimin drejt Komanit, ku do të na presë automjeti për vazhdimin e udhëtimit. Gjatë rrugës së kthimit do të bëjmë një ndalesë të shkurtër për pushim. Mbërritja në Tiranë parashikohet në orët e mbrëmjes, duke përmbyllur kështu një eksperiencë të paharrueshme në Lumin e Shalës.

Ne cmim perfshihet
Akomodimi në Bujtinë
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Mëngjesi
Transporti
Varka, Koman – Lumi Shalës – Koman

Ne cmim nuk perfshihet:
Dreka dhe darka

————————————————————————————————————————————Parku i Blinit eshte nje nder vendet me magjepse ne Shqiperi, qe te ofron akomodim. Imagjinoni nje udhetim ekzotik, me lumenj te kulluar, me nje ngjyre te kalter, i rrethuar nga blini, nje vend ku nuk shkojne mjete motorike, i shkeputur nga gjithcka, me nje ushqim fantastik dhe me nje pamje mbreslenese.

Parku i Blinit, eshte pjese e zones se Shoshes e perkatesisht ne fshatin Pepsumaj qe perbehet nga kater lagje si: Guri i Lekes, Molla, Pepsumaj dhe Parku i Blinit. Parku i Blinit e merr emrin nga pemet e shumta te Blinit (blirit) qe ndodhen aty, peme te cilat shquhen per aromen e kendeshme qe leshojne lulet e tyre dhe per freskine qe krijojne duke mbrojtur diellin me gjethet e tyre. Bukurine, e merr nga Lumi i Shales, qe buron nga Bjeshket e Namuna duke mbledhur te gjithe ujrat e lugines se thethit dhe duke zbritur poshte ne nje terren malor te thyer per tu bashkuar ne Liqenin e Komanit ne Lumin Drin. Duke rrjedhur nga malet, ky lum ka krijuar shtratin e tij, pikerisht ketu ne fund eshte edhe Parku i Blinit.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: