Plazh ne Lefkada, 3 dite, €105

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

udhetime turistike 3 ditore Lefkada

Per programet 6 ditore ne Lefkada klikoni KETU! 

Qytetet: Parga, Lefkada, Preveza.

► 05-07 SHTATOR
HOTEL SUNRISE 3*  €129 BB (mëngjes)
HOTEL SUNRISE 3*  €169 HB (mëngjes+darkë)
HOTEL TESORO 3* SUPERIOR €179 HB (mëngjes+darkë)

► 12-14 SHTATOR
HOTEL TESORO 3* SUPERIOR €119 HB (mëngjes)

► 14-16 SHTATOR

HOTEL SUNRISE 3* €99 HB (mëngjes)

► SHTATOR 19-21, 21-23, 26-28
HOTEL SUNRISE 3* €99 HB (mëngjes)

Paketa turistike ne Lefkada– Pushime në Lefkada– Pushime Verore – Plazh ne Lefkada

**PER TE DY HOTELET DARKA DO TE KONSUMOHET TEK HOTEL TESORO, I CILI NDODHET 500 m DISTANCE ECJE NE KEMBE NGA HOTEL SUNRISE**

► Dita 1:

Nisja nga Tirana herët në mëngjes në orën 04:00.

(Nisja nga Durresi ne oren 04:25)

Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për në kufirin e Qafë Botës.

Pasi të kalojmë në tokën greke, ndalesa e parë do të bëhet në qytetin turistik të Pargës, të ndërtuar në qafëmali dhe bregdet, ku do të konsumojmë edhe drekën. Kohëzgjatja e vizitës: 1 orë e 30 minuta. Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe në shëtitoren kryesore buzë detit.

Më pas nisemi drejt ishullit të Lefkadës. Akomodimi në hotel. Kohë e lirë për plazh pranë hotelit. Darkë e lirë. Pas darkës, opsionale: party në anije (e sugjeruar).

► Dita 2:
Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qendrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri.
Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra dhe det.
Udhëtimi fillon në orën 09:45. Vizitojmë bregdetet me famë botërore të Lefkadës: Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpios, si dhe shpellën Papanikolis.
Ndalesë 1-orëshe në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia, dhe në ishullin e Odiseut, Itaka.
Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh.
Kjo shëtitje është opsionale dhe me pagesë ekstra prej 35€ për person. Mbaron rreth orës 18:00.
Kthimi në hotel. Darkë e lirë. Qëndrim i lirë në mbrëmje.

**PER TE DY HOTELET DARKA DO TE KONSUMOHET TEK HOTEL TESORO, I CILI NDODHET 500 m DISTANCE ECJE NE KEMBE NGA HOTEL SUNRISE**

► Dita 3:

Mëngjesi në hotel. Më pas nisemi për në Janinë, ku do të kemi mundësi të bëjmë një vizitë në shëtitoren buzë liqenit dhe në kalanë e Janinës.
Konsumimi i drekës në Janinë do të jetë në mënyrë individuale.
Kthimi në Shqipëri do të bëhet nga dogana e Kakavisë. Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë.

Në cmim përfshihet:

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Transporti me automjet komod
  • Akomodimi sipas hoteleve përkatëse
  • Vaktet sipas hoteleve perkates
  • Perdorim i pishines se jashtme

Në cmim nuk përfshihet

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • VIZITE NE ISHUJT ME ANIJE €35/PERSONI HYRJA+DREKA
  • Party i darkes ne anije 20€/ Hyrja + 1 pije falas
  • TAKSA LOKALE HOTEL 3* €5 DHOMA/NATE
  • TAKSA LOKALE HOTEL 4* €10 DHOMA/NATE

Fëmijët

  • 0-3 vjec janë falas;
  • 2-10 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton 50% zbritje
  • mbi 10 vjec paguan si i rritur.
  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Ju bëjmë me dije se:

►akomodimi ne dhome teke (single) paguan 75 % me shume.
►nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
►pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
►agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.
►agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike dhe zhvillimin e sporteve dimerore
► për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 2-3 ditë para.


Me shume informacion mbi Lefkaden:

Lefkada eshte ishulli i katert me i madh i kompleksit te shtate ishujve, pavaresisht se eshte ishull ai lidhet me kontinentin me nje ure-traget te levizshem. Banohet nga 20 mije banore gjate muajve te dimrit me kryeqendren qytetin e Lefkadhes e cila banohet nga 10 mije banore.

Fshatrat turistike te ketij ishulli jane 1.Vasiliki 2.Agios Nikitas 3.Nikiana 4.Ligia-Kariotes 5. Poros 6. Nidri

Plazhet me te bukura te Ishullit jane, ne vende te pare:Egremni i cili ndodhet rreth 35 km larg qytetit te Lefkadhes dhe per dy vitet e fundit renditet si plazhi me i bukur i Greqise duke lene ne vend te dyte Porto Katsikin i cili ndodhet 45 km larg nga Lefkadha dhe per vitin 2003 ka qene ky krenaria e zones duke mbajtur vendin e pare te plazheve me te bukura ne detin Mesdhe,relievi i malor i ishullit i bene keta dy plazhe te veshtire per tu vizituar ne rruge udhetaresh po gjithashtu dhe nje veshtiresi tregojne dhe shkallet e plazheve te cilat jane te shumta 350 ne Egremni dhe 105 ne Porto Katsiki.Plazhi nr 3 Kathisma, eshte plazhi qe mund te frekuentohet me thjesht nga vizitoret ndodhet vetem 14 km larg nga Lefkadha. 4.Plazhi i Agiofilit ndodhet ne zonen e Vasilikis dhe mund te frekuentohet vetem ne rruge detare 5.Milos Beach ndodhet midis plazhit te Kthisma dhe fshatit turistik Agios Nikitas ishulli ka gjithesej me shume se 20 plazhe  nje numer shume i madh per nje Ishull qe ka vetem 80 km vije bregdetare.

Po gjithashtu ne kete ishull kaq te vogel por plote surpriza mund te gjesh dhe ujevara ne zonen e Nidris pikerisht,  kjo bukuri i ka dhene nje shtyse  personazheve te famshem  qe te zgjedhin kete zone per te investuar ne hapesira te tera per pushime familjare ,sic eshte nje nga Greket me te pasur te te gjitha koherave Aristotelis Onasis I cili ka blere ishullin e Skorpiosit ne zonen e Nidris.Tani ishulli u shit nga mbesa e tij Athina Onasi tek miliardieri Rus, Dimitri Robolovlef po gjithashtu dhe nje tjeter miliarder Rus, Roman Abramovic ka vendosur qe te investoj disa nga kursimet e tij ne kete zone te detit Jon i cili ka blere 3000 dynym toke ne ishullin e Meganisit i cili ndodhet perball Skorpiosit

udhetime turistike 3 ditore Lefkada

udhetime turistike 3 ditore Lefkada

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: