Kamping ne Jale, 2 & 3 dite, €40

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Kamping ne Jale

🟢Datat e nisjeve:

Kamping ne Jale – Kalendari Vere 2026

ITINERARI 1
€40/Person BB
(Mëngjes)
€50/Person HB (Mëngjes + darkë)
€60/Person FB (Mengjes + drekë + darkë)

  • GUSHT: 12-13, 14-15, 15-16, 19-20, 21-22 , 22-23, 26-27, 29-30

ITINERARI 2
€70/Person BB (Mëngjes)
€90/Person HB (Mëngjes + darkë)
€110/Person FB (Mengjes + drekë + darkë)

  • GUSHT: 14-16, 21-23, 28-30

ITINERARI 1

Programi per Kamping ne Jale 2 dite

1️⃣Dita e pare Kamping ne Jale

Nisja nga Tirana në orën 06:00 dhe nga Durrësi në orën 06:30, drejt bregdetit mahnitës të Jalës, një nga destinacionet më të preferuara të rivierës shqiptare. Gjatë rrugës do të bëhet një ndalesë e shkurtër për pushim dhe fotografi panoramike, për të vazhduar më pas drejt kampingut në Jalë. Mbërritja në kamping dhe akomodimi në çadra të pajisura (çadër, dyshek dhe jastëk). Më pas, kohë e lirë për plazh, not, relaks dhe shijimin e ujërave të kristalta të Jalës. Drekë në mënyrë të lirë sipas preferencës së pjesëmarrësve. Pasdite, kohë e lirë për të eksploruar zonën, për të shijuar perëndimin spektakolar të diellit ose për aktivitete sportive në plazh. Darkë e lirë. Në mbrëmje, do të organizohet një atmosferë festive me zjarr kampi, muzikë, lojëra dhe aktivitete argëtuese në grup. Një natë e veçantë nën qiellin me yje, pranë detit, që do të krijojë kujtime të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

2️⃣Dita e dyte Kamping ne Jale

Mëngjesi konsumohet në kamping, mes qetësisë së natyrës dhe freskisë së rivierës. Pas mëngjesit, nisja me skaf për një aventurë përgjatë bregdetit mahnitës të jugut shqiptar. Gjatë ekskursionit do të vizitojmë disa nga plazhet dhe shpellat më të bukura të zonës. (Kjo shetitje e mrekullueshme kushton extra 2000Leke/person dhe kohezgjatja eshte rreth 40 min). Ndalesa e parë do të jetë në Plazhin e Folies, për të vazhduar më pas drejt Plazhit Wevi. Më tej do të vizitojmë Plazhin Celestina, i njohur ndryshe edhe si Plazhi i Dhive, një prej gjireve më piktoreske të rivierës. Ekskursioni vijon me vizitën në Plazhin e Vogël, ku do të kemi mundësi të admirojmë ujërat e kristalta dhe peizazhin unik të zonës. Më pas do të ndalemi pranë Shpellës Sekrete, një nga atraksionet më interesante të bregdetit. Vazhdojmë drejt Shpellës së Pëllumbave, një prej perlave natyrore të rivierës, dhe më pas do të kalojmë pranë Gjipesë, duke admiruar nga deti kanionin dhe plazhin e famshëm. Itinerari vazhdon drejt Shpellave të Manastirit të Gjipesë, formacione natyrore mbresëlënëse të krijuara nga erozioni ndër vite. Në fund të guidës do të vizitojmë
edhe Shpellën e Piratëve, ku do të qëndrojmë disa minuta për foto dhe për të shijuar atmosferën unike të këtij vendi legjendar.
Pas vizitës në Shpellën e Piratëve, rikthehemi pranë Shpellës së Pëllumbave, ku do të kemi kohë të lirë për not, relaks dhe eksplorim për disa orë. Pas përfundimit të ekskursionit, rikthimi në Jalë dhe përgatitja për nisje drejt Durrësit dhe Tiranës. Mbërritja në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë.

🛈Ne pagese perfshihen:

Animacione gjatë udhëtimit
Fjetja 1 natë në çadra kampingu
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Muzike dhe argetim rreth zjarrit
Transporti sipas programit
Vaktet sipas përzgjedhjes tuaj

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Shetitja me skaf 2500 leke extra

ITINERARI 2

Programi per Kamping ne Jale 3 dite

1️⃣Dita e pare Kamping ne Jale

Tiranë – Jalë

Nisja nga Tirana në orën 06:00 dhe nga Durrësi në orën 06:30, drejt bregdetit mahnitës të Jalës, një nga destinacionet më të preferuara të rivierës shqiptare.
Gjatë rrugës do të bëhet një ndalesë e shkurtër për pushim dhe fotografi panoramike, për të vazhduar më pas drejt kampingut në Jalë.
Mbërritja në kamping dhe akomodimi në çadra të pajisura (çadër, dyshek dhe jastëk). Më pas, kohë e lirë për plazh, not, relaks dhe shijimin e ujërave të kristalta të Jalës.
Drekë në mënyrë të lirë sipas preferencës së pjesëmarrësve.
Pasdite, kohë e lirë për të eksploruar zonën, për të shijuar perëndimin spektakolar të diellit ose për aktivitete sportive në plazh.
Darkë e lirë.
Në mbrëmje, një natë e veçantë nën qiellin me yje, pranë detit, që do të krijojë kujtime të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

2️⃣Dita e dyte Kamping ne Jale

Jalë – Ekskursion me Skaf
Mëngjesi konsumohet në kamping, mes qetësisë së natyrës dhe freskisë së rivierës.
Pas mëngjesit, nisja me skaf për një aventurë përgjatë bregdetit mahnitës të jugut shqiptar. Gjatë ekskursionit do të vizitojmë disa nga plazhet dhe shpellat më të bukura të zonës. Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton ekstra 1,500 lekë/person dhe kohëzgjatja është rreth 40 minuta.
Ndalesa e parë do të jetë në Plazhin e Folies, për të vazhduar më pas drejt Plazhit Wevi. Më tej do të vizitojmë Plazhin Celestina, i njohur ndryshe edhe si Plazhi i Dhive, një prej gjireve më piktoreske të rivierës. Ekskursioni vijon me vizitën në Plazhin e Vogël, ku do të kemi mundësi të admirojmë ujërat e kristalta dhe peizazhin unik të zonës. Më pas do të ndalemi pranë Shpellës Sekrete, një nga atraksionet më interesante të bregdetit.
Vazhdojmë drejt Shpellës së Pëllumbave, një prej perlave natyrore të rivierës, dhe më pas do të kalojmë pranë Gjipesë, duke admiruar nga deti kanionin dhe plazhin e famshëm. Itinerari vazhdon drejt Shpellave të Manastirit të Gjipesë, formacione natyrore mbresëlënëse të krijuara nga erozioni ndër vite. Në fund të guidës do të vizitojmë edhe Shpellën e Piratëve, ku do të qëndrojmë disa minuta për foto dhe për të shijuar atmosferën unike të këtij vendi legjendar.
Pas vizitës në Shpellën e Piratëve, rikthehemi pranë Shpellës së Pëllumbave, ku do të kemi kohë të lirë për not, relaks dhe eksplorim për disa orë.
Pas përfundimit të ekskursionit, rikthimi në Jalë.

3️⃣Dita e trete

Livadh – Tirane
Pas mëngjesit, nisemi drejt plazhit te mrekullueshem te Livadhit, ku do te qendrojme deri ne oren 15:30. Nisja drejt Tiranes, pasdite me ndalesa per pushim gjate rruges. Mberritja ne Durres dhe Tirane ne mbremje rreth ores 21:00.
Fundi i shërbimit tonë.

🛈Ne pagese perfshihen:

Akomodimi ne cader kampingu ( cader+ dyshek + jastek)
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Transporti
Vaktet sipas përzgjedhjes tuaj

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Shetitja me skaf 1500 leke extra

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: