Udhetim ne Kosove
Datat e nisjeve:
► 9, 16, 23 Nentor, Hotel Gold Inn 4*, Hotel Karagaq 4* €49/person, hotel Dukagjini 5* €65/person
► 28, 29, 30 Nentor, hotel Dukagjini 5* €65/person (ekstra 22€ mbremja festive)
Programi:
Day 1: Dita e pare : Tirane – Peje – Ujevara e Drinit
► Nisja nga Tirana në orën 06:00.
► Nisja nga Durresi në orën 05:30. (Pagesë extra 5 euro/personi)
(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres, ne te kundert duhet kryer me transport individual)
Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së doganes në Morinë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Nisemi ne drejtim te Pejes, për të vizituar Shpellën e Radacit dhe Ujëvarën e Drinit të Bardhë edhe per konsumimin e drekës në një nga restorantet.
Me pas kryejme akomodimin tek hotel Dukagjini 5* ose Hotel Karagaq 4*. Qëndrim i lirë.
Opsionale shëtitje në qytetin e Pejës për të vizituar Pazarin e Vjetër, Parkun e Paqes, etj.
Day 2: Dita e dytë: Peje – Prishtine – Prizren
Pas mëngjesit në hotel nisemi në drejtim te Prishtinës, ku do të vizitojmë pikat kryesore të qytetit të rëndësishëm shqiptar që përbëjnë atraksion turistik dhe na flasin më shumë për historinë e Prishtinës, si Librarinë Kombëtare, monumentin Newborn dhe Statujën e Skënderbeut.
Koheqendrim i lire .
Nisemi per ne qytetin e Prizrenit ku do të vizitojmë Muzeun e Lidhjes së Prizrenit, Pazarin e Vjetër, Xhaminë e Sinan Pashait. Me pas sugjerohet dreka ne qender te Prizrenit.
Nisja në rrugën e kthimit me ndalesa të shkurtra.
Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
Ne cmim perfshihet:
– Akomodimi sipas hoteleve përkatëse
– Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
– Mëngjesi
– Perdorimi i pishinës dimërore për hotel Dukagjini
– Transporti me automjet komod
Ne cmim nuk perfshihet:
– Hyrjet në monumente dhe muzeume.
– Dreka
– Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
Udhetim ne Kosove
Na ndiqni ne Instagram