Udhetim ne Firence
Kontaktoni me konsuletet e turizmit prane Kalemi Travel per te marre paketen tuaj te personalizuar per Firenze. Te gjitha hotelet mund t’i rezervoni edhe online ne www.kalemi.com.
Per udhetim ne Rome dhe Firence ne grup klikoni KETU.
Program i sugjeruar per kete udhetim:
(te gjitha udhetimet opsionale te permenduar me poshte mund t’i rezervoni direkt ne agjensi per te shmangur rradhet e gjata)
Dita e pare:
Pas mberritjes dhe akomodimit ne hotel, ne varesi te orarit te avionit, ju sugjerojme qe te vizotoni nje nga atraksionet me ikonike te qytetit, sheshi Duomo dhe katedralja e punuar nga Brunelleschi dhe kulla e kembanes nga Giotto, Piazza Della Signora, Sheshi San Lorenzo, San Trinita, Ponte Vecchio.
Ju sugjerojme nje darke te lehte ne restorant Panini Toscani qe ndodhet ne Sheshin Duomo dhe eshte vleresuar si nje nga restorantet me te mire ne Firence.
Dita e dyte:
Pas mengjesit ne hotel, vazhdojme vizitat me muzeun e gjeniut Leonardo Da Vinci, i cili shume punime te tij i ka ne Firence duke qene se edhe ka jetuar aty.Hyrja ne muze kushton 10 euro personi, dhe gjenden ne te skica dhe nje demonstrim te pajisjeve te tij.
Gjithashtu nuk duhet lene pa vizituar Uffizi Gallery, ku ndodhen vepra arti shume te njohura si psh Venusi – hyrja 43 euro personi dhe per te pare Davidin e Mikelanxhelos– hyrja 25 euro personi.
Pasdite ju sugjerojme nje shetitje pergjate lumit Arno, ku do vizitoni edhe uren e famshme Ponte Vecchio ura me e vjeter ne Firence qe daton ne vitin 1218.
Restorantet me te vleresuar ne Firence: Chianineria Trattoria dall’Oste – Duomo, SENZ’ALTRO Bistrot, Gustarium, I’ Girone De’ Ghiotti, La Schiaccia della Signoria, Panini Toscani
Dita e trete (nese qendrimi juaj do jete per 4 dite)
Ju sugjerojme nje vizite 1 ditore ne Pisa qe ndodhet me pak se 1 ore larg me tren. Kushton rreth 20 euro/person vajtje ardhje.
Ne Pisa mund te vizitoni Palazzo dell’Opera , kullen e famshme te Pises e cila edhe pse kishte si qellim te ishte një kulle e drejte, filloi dalëngadalë te anonte pas përfundimit te ndërtimit te saj ne 1173 , sepse kishte një baze te dobët mbi një toke jo te forte. Me pas vizitoni Katedralen , D’uomo dhe Lupacapitolina.
Restorantet me te vleresuar ne Pisa: I Porci Comodi, L’Ostellino, Allabona Pisa, GUStO al 129 – Pizzeria
Nese deshironi paketes tuaj mund ti shtoni opsionale si:
1. Transferta vajtje ardhje aeroport hotel.
2.Bileta per te hyre ne muzeun e Leonardo da Vincit – 10 euro personi
3.Bileta per tek Uffizi Gallery, ku ndodhen vepra arti shume te njohura si psh Venusi – 43 euro personi
4.Bileta e hyrjes per te pare Davidin e Mikelanxhelos- 25 euro personi
5.Transferta aeroport hotel dhe anasjelltas -35 euro personi
Udhetim ne Firence