Cfare te vizitosh ne Colmar, Strasbourg, Montreux?

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Pushime ne Colmar, Strasbourg, Montreux.

Flo, pjese e skuadres se Kalemi Travel, tregon eksperiencen e saj ne Strasbourg, Colmar, Montreux duke e shoqeruar dhe me foto te bukura:

Hey miq, ne të Kalemit gjëja që dimë të bëjmë më mirë është të bëjmë udhëtime të bukura!
Ndaj kësaj rradhe, unë Flo, nga skuadra “Kalemi” isha në Strasburg-Colmar-Montreux.🛷 Një destinacion perfekt për festat e fundvitit. 🎄Udhëtimi me avion dhe makina me qera është ajo që është një domosdoshmëri dhe mënyra më ekonomike dhe komode për ti prekur të gjitha vendet. Mos rrezikoni të merrni makinë në aeroport, do ta paguani shumëfish madje mund të ngeleni dhe pa makinë fare nga kërkesa e madhe që ka. ✈️🚘

Ndalesa e parë ishte në Strasburg, qëndrimi 2 nete. Mbërritja pasdite në qytet më bëri që gjëja e parë që të shikoja të ishin dritat e Krishtlindjeve në një nga tregjet më të bukura që organizohen në këtë periudhë. Më shumë se 300 shtëpiza druri të shpërndara pothuajse në të gjithë qytetin i jepnin shumë atmosferë festive. ☃️ Në fakt Strasburg mbahet si kryeqyteti i Krishtlindjeve në Francë dhe ka një traditë që nga 1957 duke u bërë dhe vendi i parë që e ka organizuar për herë të parë.Një rakletë me shumë djathë dhe pak verë të ngrohtë e ëmbël me kanellë e karafil, ishte shoqëruesja ime përgjatë mbrëmjes. 🍷🧀

Në ditët në vijim vizitova shumë vende historike, por nga ato që do zgjonin edhe syrin kureshtar të çdokujt edhe pse nuk i intereson shumë historia dhe më besoni, në Strasburg ka shuuumë për të parë, si vend që ruhet nga UNESCO.
Ndalesat e mia ishin, “Le petite France” Katedralja e Notre Damit që ishte madhështore (nëse keni fuqi bëni mirë të ngjisni 332 shkallë, ka një pamje shumë të bukur në majë), apo Park L’orangerie.Udhëtimi im ishte planifikuar disa javë më përpara dhe si llupëse që jam, kisha bërë rezervimin në një nga restorantet më të mirë Michelin atje “Crocodile” ju sugjeroj të njëjtën gjë! Nuk do të gjeni asnjëherë vende në moment të fundit apo edhe vetëm pak ditë para pasi ka shumë kërkesë edhe pse Strasburg është plot me restorante Michelin të niveleve dhe çmimeve të ndryshëm.
Disa foto për instagram nëpër ndërtesat e qëndisura me arusha apo drita Krishtlindjesh dhe mirupafshim Strasburg. 🧸

I keni parasysh ato biskotat me zbukurime 3D që shiten apo vihen te pema e Krishtlindjeve?🎄 Ja ashtu ishte edhe Colmar, ndalesa ime e rradhës.Vetëm një orë larg nga Strasburg është një vend që nuk duhet humbur.
Aroma e biskotave të xhinxherit, zilkat dhe këngët e Krishtlindjeve ndjehen kudo në qytezën që çdo vit mirëpret 3.5 milion turistë, gjysma e të cilëve janë vetëm për festa.Venezia e vogël” dhe qyteti i vjetër janë ato që s’mund ti tejkalosh në vizitë. Në fakt këtu fiksova dhe kujtimet më të bukura nga ky udhëtim. Duke qënë se është shumë afër Strasburg mund ta vizitoni brënda dite dhe të ktheheni ose të flini aty. Në të dyja rastet përvoja është e paharrueshme.
Drekën e konsumova tek një nga marketet e qytetit, ai i mbylluri, në të cilën mund të gjesh produkte tradicionale të shijshme, të cilat mund ti merrni dhe me vete të mbyllura mire.Montreux e fundit, por jo më pak e rëndësishme.

Çdo qytet që shkoja mendoja që ky ishte më i bukur se ai me parë.Një qyteze e vogël në rrëzë të alpeve me një ushqim të shkëlqyer. Ishte aq e bukur sa vite më parë kishte frymëzuar dhe këngëtarin e madh të grupit Queens, Freddy Mercury, për të themeluar studion e tij të regjistrimit. Thonë se sa herë ai ishte i lodhur nga kaosi i Londrës ku jetonte, merrte avionin dhe gjente paqe pikërisht këtu.
Në qendër të qytetit një statuje e madhe ishte ndërtuar për nder të tij dhe kishte 30 vjet rresht që përditë vendoseshin tufa me trëndafila të freskët për të nderuar emrin e tij. Si dashamirëse e artit të tij s’mund të lija as pa vizituar studion e tij, që ishte kthyer në muze dhe ndodhej vetëm pak metra më tutje nga qëndra e qytetit.

Muzeu i Charlie Chaplin një tjetër kuriozitet për tu shuar. Mesa duket ky vend kishte frymëzuar shumë artistë të famshëm. Charlie jetoi 25 vjet këtu dhe ndaj në nder të tij u ndërtua ky muze. Të vizitoje muzeun të bënte të kuptoje shumë gjëra, por konkluzionet po j’ua lë ti nxirrni vetë kur të shkoni që ta prekni nga afër.

Tregu i Krishtlindjeve kuptohet ishte magjik, por ajo që mund të them që ishte qershia mbi tortë, ishte kalimi fluturimthi në ajër i babagjyshit të Krishtlindjeve sipër liqenit. Në këtë show të servirur kaq bukur, si për të rritur edhe fëmijë, mendova për një moment që babagjyshi egzistonte vërtet 🎅🏼

Nëse po planifikoni një udhëtim të bukur për festa dhe ende s’keni një ide, më falenderoni më vonë për këtë itinerar. Nuk do të zhgënjeheni. Jam kënaqur aq shumë sa dua të rikthehem sërish edhe pse po bëj pak ditë që kam ardhur 😞

Kontaktoni me konsuletet e turizmit prane Kalemi Travel per te marre paketen tuaj te personalizuar per Colmar, Strasbourg, Montreux. Te gjitha hotelet mund t’i rezervoni edhe online ne www.kalemi.com

Pushime ne Colmar, Strasbourg, Montreux

Pushime ne Colmar, Strasbourg, Montreux

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: