Budva – Kotorr – Ulqin, 2 Dite, €59

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

guide turistike budva

VIZITOHEN: BUDVA, KOTOR, ULQIN.

Datat e nisjeve:
VIZITOHEN: BUDVA, KOTOR, ULQIN
►TETOR: 25-26 Hotel Laguna (Ulqin) – €55/person HB
►NENTOR: 1-2, 8-9, 15-16, 22-23, 25-26 Hotel Laguna (Ulqin) – €59/person HB
►FESTAT E NENTORIT: 28-29, 29-30 HOTEL LAGUNA 4* (ULQIN) – €65/PERSON (MENGJES + DARKE ME MBREMJE FESTIVE)

HB – Mengjes+darke

Dita e pare:
► Nisja nga Tirana në orën 06:00.
►Nisja nga Durresi ne oren 05:15. (Pagesë extra 5 euro/personi)
(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres, ne te kundert duhet kryer me transport individual) Kryerja e procedurave kufitare ne Muriqan.Vazhdojme rrugen drejt ishullit te Shen Stefan ku do bejme nje ndalese te shkurter panoramike. Vazhdojme drejt Kotorit i cilesuar si nje nga qytetet me te bukura ne Malin e Zi. Ne Kotor do te vizitojme Qytetin e Vjeter, Portin e Jahteve, Gjirin e Kotorit (Opsionale shetitje me anije ne Gjirin e Kotorit 7 euro/personi). Kohe e lire per te konsumuar dreken ne Kotor (individuale). Pas vizites i drejtohemi qytetit te Budves. Vizitojme qytetin e vjeter te Budva, kercimtaren etj. Me pas nisemi drejt Ulqinit ku do te kryejme dhe akomodimin ne hotel.
Konsumimi i darkes ne hotel. Mbremje e lire. Akomodimi ne hotel.


DITA E DYTE:
Mengjesi ne hotel. Vizitë në Kalanë e Ulqinit – një fortesë historike me pamje të
mrekullueshme nga deti dhe qytetin e Vjeter. Nisja drejt Ada Bojana, rreth 20 minuta udhëtim nga Ulqini. Mbërritje në Ada Bojana, ishullin e famshëm te Rivieres Malazeze. Konsumimi i drekes ne nje nga restorantet e zones. Ndalese e shkurter gjate rruges se kthimit per ne Tirane. Mberritja ne mbremje.

Ne cmim perfshihet:
– Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
– Akomodimi në hotel 3* ose 4*
– Transporti me automjet komod
– Mëngjesi dhe darka
– Pishina dimërore te Hotel Bracera 4*

Ne cmim nuk perfshihet:
– Hyrja në monumente dhe muzeume.
– Taksa e qytetit të Kotorrit 1 EUR/person
– Taksa lokale 1.50 EUR/person
– Shëtitja me anije në Kotor 7 Euro/person

guide turistike budva

guide turistike budva

Na ndiqni ne Instagram

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: