Te gjitha paketat e Kalemi Travel per Budapest i gjeni duke klikuar KETU!
Joana, nje prej konsulenteve te Kalemi Travel, tregon eksperiencen e saj ne Budapest duke e shoqeruar dhe me foto te bukura:
Hi, unë jam Joana, konsulentja jote e udhëtimeve dhe ditën e sotme do ju tregoj disa ‘sekrete’ si të bëni udhëtimin tuaj në Budapest sa më të këndshëm!
Pse zgjodha Budapestin?
•Fluturimi ekonomik
•Atraksione interesante
•Party, party, party🥳
Dita e parë :
U akomodova në zonën e Pest-it, ku është zona më e rekomandueshme pasi ka larmishmëri restorantesh & lokalesh.
Mbërrita në mbrëmje ndaj direkt vizitova një nga ruin bar më të njohur të qytetit @szimplakert. Këto vende kanë qënë të braktisura, por sot janë shndërruar në lokale të famshme që janë një “must” për tu vizituar.
Dita e dytë :
Këtu nisi edhe turi i vërtet 😅
E nisëm me shëtitjen në këmbë pranë lumit Danub.
Çfarë nuk duhet të lini pa vizituar:
•St. Stephen’s Basilica dhe prane saj mund provoni dhe një akullore formë trendafili në Gelato Rosa. E shijshmeeee 🍦
•Parlamenti i Budapestit, dalin foto shumë të bukura edhe perballë saj nga ana tjetër e qytetit:)
•Fisherman’s Bastion
•Buda Castle
Ndërsa mbrëmjen e mbyllëm me një darkë në anije përgjatë Danub-it që e kishim rezervuar paraprakishit nga Tirana
Dita e tretë :
Një ditë e rezervuar vetëm për vende që janë shumë të vecanta dhe jo pikat e zakonshme turistike.
1. Për 3.67 euro vizitova librarine publike.
2. Këpucet në Danube që mbartnin një histori dritheruese.
3. Ushqim tradicional nëpër rrugë që kurrsesi smund ta humbja: Langot (petullat e mëdha hungareze me djathë dhe me shije të ndryshme) apo ëmbëlsirën e famshme trdelnik.
Pjesa tjeter e ditës në një nga vendet më të bukura: banjat termale të Budapestit. (Biletat ju sugjeroj ti prisni nga Tirana nëse nuk dëshironi të prisni me orë të tëra në radhë😋)
Mbrëmja te @instant.fogas.budapest (ju lajmërova që një nga arsyet jane party-t🥳)
Dita e katert:
Mëngjes @newyork_cafe_budapest , nje nga vendet më të bukura për kafen e mëngjesit & fotot për insta 😛 Pritja ne rradhe ja vlente.
Perëndimin e diellit rezervova me pare tek Duchess Bar, një nga rooftopet më të famshëm në qytet.
Kam lënë ende shumë vende të tjera pa i parë dhe padyshim do e vizitoj sërish !
Për më shumë sugjerime për Budapestin , ju mirëpresim në zyrë!
Kontaktoni me konsuletet e turizmit prane Kalemi Travel per te marre paketen tuaj te personalizuar per Budapest. Te gjitha hotelet mund t’i rezervoni edhe online ne www.kalemi.com
Per udhetim ne Budapest ne grup klikoni KETU.