Viti i Ri 2025 në Dubai dhe Abu Dhabi, 5 dite 899€, 6 dite 949€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Viti i Ri 2025 në Dubai

Datat e nisjeve:
► 28 Dhjetor 6 dite 1947€
► 29 Dhjetor 5 dite 1877€

PROGRAMI I GRUPIT PER NISJE ME 28 DHJETOR 6 DITE / 5 NET

Dita e Parë:
Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë – Dubai. Nisja nga Tirana në orën 12.55. Mberritja në Dubai në orën 20.50. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel Ecos Dubai.

Dita e Dytë:
Mengjesi ne hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet – Shatërvani KërcimtarDowntown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli. Fjetje në Hotel Ecos Dubai.

Dita e Tretë: 
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë Burj Khalifa
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshihet: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Fjetje në Hotel Ecos Dubai.

Dita e Katërt: 
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Bilete hyrje për tek Miracle Garden.
(Opsionale) Darkë Festive e Vitit të Ri
Fjetje në Hotel Ecos Dubai.

Dita e Pestë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari, etj). Udhëtim për në Dubai.
(Opsionale) Bilete hyrje për tek Dubai Frame.
Fjetje në Hotel Ecos Dubai.

Dita e Gjashtë:  Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai – Tiranë. Nisja nga Abu Dhabi në orën  09.15 – 12.20  Mberritja ne Tirane .

PROGRAMI I GRUPIT PER NISJE ME 29 DHJETOR 5 DITE / 4 NET

Dita e Parë:
Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë – Dubai. Nisja nga Tirana në orën 12.55. Mberritja në Dubai në orën 20.50. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel Ecos Dubai.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë Burj Khalifa
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshihet: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Fjetje në Hotel Ecos Dubai.

Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Bilete hyrje për tek Miracle Garden.
(Opsionale) Darkë Festive e Vitit të Ri
Fjetje në Hotel Ecos Dubai.

Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari, etj). Udhëtim për në Dubai.
(Opsionale) Bilete hyrje për tek Dubai Frame.
Fjetje në Hotel Ecos Dubai.

Dita e Pestë: 
Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai – Tiranë. Nisja nga Dubai në orën  09.15 – 12.20  Mberritja ne Tirane .

Në pagesë përfshihen:

  • Bileta e Avionit për Fluturim Tiranë – Dubai – Tiranë, sipas programit.
    • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas.
    • Akomodimi në Hotel Sipas Programit 
    • Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
    • Guida vendase në disa Shëtitje.
    • Shoqërues në Shqip përgjatë gjithë udhëtimit
    • Në fluturim është përfshirë nje bagazh dore 7kg dhe nje valixhe 20kg

Në pagesë nuk përfshihen:
• Tarifa e vizës së hyrjes në Dubai.
• Të gjithë Ekskursionet “Opsionale”.
• Darka Speciale e Vitit të Ri.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje – €109 ( Nese eshte e nevojshme)
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €55
3. Ngjitje në Observatorin e Burj Khalifa me transfertë – €79
4. Jeep Safari në Shkretëtirë me Darkë Bufe të përfshirë me transfertë – €79
5. Darke 4 Set menu me 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan – €75
6. Hyrje në Parkun e luleve Miracle Garden me transfertë- €60
7. Vizita ne Dubai Frame (kornizen e Dubait) me transferte – €60

Darkat Gala për Natën e Vitit të ri:
Pullman Dubai Jumeirah Lakes Towers 5* €249 – (Ushqim + Pije Alkolike + DJ – Kërcimtare Belly + Transfertë)

KUJDES :  OPSIONALET DUHET TE ZGJIDHEN QE NE MOMENTIN QE BEHET REZERVIMI ( NUK GARANTOHEN NE MOMENTIN E FUNDIT)

Krevati i trete ne dhome eshte me Extra bed (krevat portativ)
Renditja e ekskursioneve mund te ndryshoje ne varesi te disponibilitetit.

Festoni Vitin e Ri 2025 në Dubai me një ofertë të veçantë nga Kalemi Travel. Kjo agjenci turistike ofron paketa ekskluzive që do t’ju lejojnë të përjetoni luksin dhe magjinë e një prej destinacioneve më të njohura në botë. Me strukturat e saj moderne dhe spektaklin e fajerverkeve që ndriçojnë qiellin mbi Burj Khalifa, Dubai është zgjedhja perfekte për të mirëpritur vitin e ri.

Kalemi Travel ka përgatitur disa paketa turistike për Vitin e Ri 2025 në Dubai, të cilat përfshijnë akomodim në hotele të klasit të parë, bileta për festa dhe evente të organizuara gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe ekskursione nëpër atraksionet më të njohura të qytetit. Përveç kësaj, paketat ofrojnë fluturime direkte dhe transport të rehatshëm nga aeroporti deri në hotel, duke garantuar një udhëtim pa shqetësime.

Një nga veçoritë më tërheqëse të këtyre paketave është darka speciale e Vitit të Ri, ku do të keni mundësinë të shijoni kuzhinën ndërkombëtare dhe të provoni specialitetet lokale të Dubait. Në mbrëmje, mund të merrni pjesë në një nga festat e shumta në plazhet e ndriçuara ose të shijoni një shëtitje në shkretëtirë nën dritën e yjeve.

Kalemi Travel siguron gjithashtu guida profesionale dhe aktivitete që përshtaten për çdo shije, duke përfshirë ture nëpër qytet, vizita në tregjet tradicionale të Dubait, safari në shkretëtirë dhe shumë më tepër.

Mos e humbisni mundësinë për të mirëpritur Vitin e Ri 2025 në një nga qytetet më mbresëlënëse të botës. Rezervoni paketën tuaj turistike për Dubai nga Kalemi Travel dhe bëni realitet një udhëtim të paharrueshëm. Për të marrë më shumë informacion mbi ofertat dhe për të bërë rezervimin tuaj, kontaktoni Kalemi Travel sot dhe sigurohuni që të filloni vitin e ri me stil dhe aventura të paharrueshme.

Viti i Ri 2025 në Dubai

Viti i Ri 2025 në Dubai

Viti i Ri 2025 në Dubai

Viti i Ri 2025 në Dubai

Rezervo me Kalemi Travel. Na ndiqni ne Instagram

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: